Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidentja Osmani del nga spitali, si është gjendja e saj shëndetësore

23:33 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vjosa Osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë nga spitali ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjike. Për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për gazetën.

Kupina ka thënë se Presidentja Osmani do ta vazhdojë marrjen e terapisë në banesën e saj deri në shërim të plotë. Gjithashtu, ka sqaruar se detyrat e saj, presidentja do të vazhdojë t’i kryejë nga banesa.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë ai.

Presidentja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tëmthit më 2 nëntor.

“Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, u tha në njoftimin e Presidentes.

Vlen të theksohet se presidentja u kritikua për faktin se zgjodhi një institucion privat shëndetësor për trajtimin e saj para institucioneve publike, mirëpo ajo u justifikua se pjesë e spitalit ku u shtri, ishte xhaxhai i saj, i cili, sipas këshilltarit të saj, kishte përcjell gjendjen e saj shëndetësore në vazhdimësi.

operacion shendeti Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.