Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidentja Osmani: Vuçiç fle ende mbi varrezat masive, Serbia të hapë arkivat për të zhdukurit

10:55 / August 30, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Serbia ende vijon që të bëjë shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Sipas saj, Serbia ripërsërit krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“I bëj thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar, aleatëve dhe miqve të Kosovës që të mendojnë pak për familjarët e atyre fëmijëve të zhdukur që ende janë në varreza masive në të cilat po fle Serbia edhe 25 vite pas lufte”, tha Osmani.

Po ashtu Presidentja kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të mendojë për nënat që ende shkojnë te varri i zbrazët, e për fëmijët që ende nuk e dinë se ku i kanë prindërit e tyre.

“Të mendojnë për faktin që edhe 25 vite pas lufte në krye të Serbisë janë po ata që shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë. Shpresojmë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë më proces që Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhet padrejtësi ndërkaq fytyra e Vuçiçit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive do të vazhdojë të shpëlahet padrejtësisht”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.