Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pretendimi i Kinës: Coronavirusin e sollën amerikanët në Lojërat…

22:03 / March 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
usa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përkundër faktit se Kina po e kontrollin krizën e Coronavrusit, qeveria e gjigantit aziatik i është kthyer origjinës së pandemisë dhe arsyet e saj. Jo zyrtarisht, për momentin, Kina tregon për një origjinë amerikane të pandemisë, e cila u shfaq fillimisht në Wuhan. Pretendimi i Kinës është që mbërriti në këtë qytet përmes Lojërave Ushtarake Botërore, të cilat u mbajtën (në Wuhan) nga data 18 deri në 27 tetor.

I pari që këmbënguli në këtë teori ishte zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Zhao Lijian, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter (meqë ra fjala, nuk funksionon në Kinë). Ai publikoi një video të Robert Redfield, drejtorit të Kontrollit dhe Parandalimit  Shëndetësor të SH.B.A.-së, i cili deklaroi në Kongresin Amerikan, më 11 mars, se disa vdekje nga gripi në SH.B.A, që ndodhën para fillimit të krizës, u identifikuan më vonë si raste të Coronavirusit.

Zhao ngrinte pikëpyetjen në Twitter për pacientin zero amerikan, për të cilin Redfield nuk jep më shumë të dhëna. Pretendimet e Zhao u riprodhuan me mjete të tjera, zyrtare dhe jozyrtare, siç është rrjeti zyrtar televiziv CCTV. Më vonë, një zëdhënës tjetër i ministrisë, Geng Shuang, theksoi se ka “mendime të ndryshme mbi origjinën e sëmundjes. Por Kina u drejtohet atyre nga një perspektivë shkencore.”

Në Kinë pretendojnë që gjatë këtyrë lojërave, ku morën pjesë 9 603 atletë ushtarakë, disa amerikanë u shtruan në spital për “pneumoni të rrallë”. Dr Zhong Nanshan, kreu i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, i cili ka udhëhequr luftën kundër sëmundjes dhe shpreson që kontrolli i tij të arrihet në prill, tha më 27 shkurt se “infeksioni u zbulua për herë të parë në Kinë, por virusi mund të mos e ketë origjinën në Kinë “.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zakynthos/ Anija turistike përplaset me betonin e portit, 6 të plagosur

19:21 / August 18, 2026

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier vdesin pasi makina e tyre u përplas me një kamion

19:07 / August 18, 2026

Meloni vijon pushimet familjare, momenti spektakolar i hedhjes nga varka bën xhiron e rrjetit

17:19 / August 18, 2026

Trump publikon hartë ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet si territor i SHBA-së

16:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.