Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prezantim ndryshe i Burrelit (VIDEO)

14:07 / July 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burreli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Agron Malaj, kreu i Bashkisë së Matit

Qyteti Burrel ndodhet midis dy akseve kryesore të vendit: Rrugës së Kombit(36 km) dhe Rrugës së Arbrit(22 km). Burreli si qytetet dhe qendër e Bashkisë Mat shtrihet mbi një pllajë mbi 300m lartësi në luginën e mesme të lumit Mat gati në qendër të krahinës Mat.

Zona ku shtrihet sot qyteti ka dhënë dëshmi të rëndësishme mbi zhvillimin e një kulture që nis nga epoka e bronzit ( 2100 p.e.s dhe me vazhdimësi deri në kohën e vonë antike shek VI e.s. dhe vijimësi edhe gjatë mesjetës e deri në ditët e sotme. Burimet historike japin të dhëna mbi ekzistencën e fshatit Bujril ose Burril, që përfshinte jo vetëm qytetin e sotëm Burrelin por edhe rrethina të tij.

Në vitin 1922 Burreli u caktua si Bashki dhe qendër e Nënprefekturës Mat dhe fizionomia e tij si qytet ndryshon gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare. Qyteti Burrel, nga periudha e monarkisë trashëgon edhe parkun ose lulishten e qytetit që mban emrin e Mbretëreshës Geraldina. Me iniciativë të kësaj të fundit, në vitet 30 të shekullit XX, u mbollën në këtë park disa nga bimët dhe drurët më të rrallë të kohës të marra që u sollën nga Australia, Azia etj.

Në nëntokën e këtij parku ndodhen edhe disa tunele që lidhin segmente të tuneleve të tjera që shtrihen në të gjithë qytetin që janë të ndërtuara gjatë periudhës socializmit. Burreli, i quajtur ndryshe edhe “qyteti i mollëve”, në vitet 60-të të shekullit XX, pati edhe periudhën e ndryshimeve me nisjen e punës për ndërtimin e institucioneve shtetërore, godinave, pallateve nga katër deri në 6 katëshe, parafabrikate e kullat në qendër të qytetit, dyqane, shkolla, kopshte e çerdhe, kinema, pallati i kulturës dhe sporteve, stadium etj.

Godina e Muzeut Historik i Rrethit Mat i cili ruan, administron, ekspozon disa nga vlerat historike, arkeologjike, etno-kulturore të trevës Mat, është një objekt kulturore i ndërtuar në vitin 1985 me një infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore me pamje tërheqëse të fasadës së jashtme, stil arkitekturor që ka të kombinuar mjaft bukur elementet e kullës prej guri karakteristike matjane me ato të objekteve të kultit fetar katolik. Popullsia e Bashkisë #Mat në masën 39% është e vendosur vendosur në qytet dhe 61% e popullsisë e vendosur në fshatra! Burreli festoi këtë vit 100-vjetorin e shpalljes Bashki.

burreli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.