Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prifti i Kishës Katolike Mat, Don Gianfranco Cadenelli, shpallet “Qytetar Nderi”

10:28 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prifti i Kishës Katolike Mat, Don Gianfranco Cadenelli është shpallur “Qytetar Nderi i Bashkisë Mat” me vendim të Këshillit Bashkiak.

Ky vlerësim për misionarin e Kishës Katolike në rrethin e Matit erdhi pas kontributit humanitar të priftit të Dioqezës Rrëshen, në shërbim të banorëve të Luginës së Matit e më gjërë.

Don Gianfranco Cadenelli është lindur në Brescia të Italisë me 25 Tetor 1955. Është diplomuar për filozofi dhe teologji në vitin 1979. Eshtë shuguruar prift në moshën 23 vjeçare. Për 10 vite ka punuar me të rinjtë në vendlindje dhe për 13 vite si zëvendës rektor i seminarit dioqezan të Brescias.

“Kontributi i tij përveçse i mbështetjes shpirtërore për të cilën ka ardhur ka qenë gjithmonë edhe në ndihmë të njerëzve në nevojë, me ndërtime shtëpish, mbështetje studentësh, bashkëpunim ndërfetar e me institucionet lokale. Pra 20 vite ia ka kushtuar kësaj zone me qëllimin e vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve tanë, si nga ana shpirtërore po ashtu dhe humanitare”, u shprehën kolegët e Cadenellit për tirananews.al.

Misionari bujar erdhi në në Mat 20 vite më parë në Kishën Katolike Suç. Ai është shpallur “Qytetar Nderi” nga ish komunat Suç e Baz si dhe nga Bashkia Klos.

Don Gianfranco Cadenelli ka marrë nënshtetësinë shqiptare tri vite më parë. Ai është shquar për humanizimin e treguar për banorët e Matit. Sakaq lidhjet e tij me institucionet vendore kanë qenë mjaft të ngushta.

3 1
3 2
3 4
3 5 1
3 6
3 3

Don Gianfranco Cadenelli prifti Qytetar Nderi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.