TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Xhoni eliminohet një javë pasi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, por siguron biletë rikthimi

22:48 / January 28, 2023

Sabiani surprizon Ilirin në emision, dyshja pajtohen publikisht

22:33 / January 28, 2023

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

22:21 / January 28, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Primaret në bashkinë Lezhë, arkitekti Maks Kola prezanton kandidaturën: Ti japim zë çdo të riu

15:10 / November 27, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këtë të dielë, arkitekti Maks Kola ka shpallur kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Lezhës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Kola shprehet se do të ofrojë mbështetje për të gjithë qytetarët e Lezhës nëse i besojnë votën.

Ai tha se do ti japë zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të reje, çdo simpatizanti, çdo ekzistence në familjen tonë politike, në mënyrë që të respektohet.

“Detyra ime do të jetë para së gjithash: t’i japim zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të reje, çdo simpatizanti, çdo ekzistence në familjen tonë politike, në mënyrë që të respektohet, brenda mundësive tona, çdo kontribut”.

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të nderuar lezhjanë! Unë jam Maks Kola. Arkitekt dhe Urbanist ne profesion, prej vitesh pjesë e trupës akademike pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Katedra e Arkitekturës dhe Urbanistikës. Së bashku me bashkëshorten vijmë nga dy tradita të konsoliduara, ku familja është institucioni më i rëndësishëm, e sot, të dy bashkë jemi të lumtur që me mund, punë e përkushtim shumëvjeçar, ia kemi dalë të ndërtojmë në Lezhë, baza dhe vlera solide ku po rrisim 3 fëmijët tanë të mrekullueshëm të cilët na kanë motivuar në gjithçka që ne bëjmë në jetë, duke përfshirë, pa diskutim, suksesin në profesionet tona.

Si një i djathtë tradicional, gjithmonë kam besuar dhe besoj se ne si shoqëri, nuk do mund të dalim asnjëherë nga spiralja e abuzimit me pushtetin, korrupsionin, ç’nderimin dhe diskreditimin e nëpunesit dhe shërbëtorit publik, pa u mbështetur fort tek ato vlera që përfaqesojnë boshtin e përkatesisë tonë ideologjike të djathtë, që janë dinjiteti, familja, tradita, morali dhe respekti ndaj tjetrit, si dhe shenjtëria e ligjit dhe shërbimit ndaj interesit publik.

Bazuar në këto bindje, duke e konsideruar si një përgjegjësi morale ndaj të gjithëve si dhe i nxitur nga propozimi i shumë miqve intelektualë të qytetit tonë, profesionistëve të ndryshëm, njerëzve aktivë në biznes dhe në politikën lokale, kryetarë seksionesh dhe grupseksionesh, kam vendosur të kandidoj në Primaret e PD, Dega Lezhë.

Të dashur miq, Jam mbështetës i Partisë Demokratike prej një jete dhe anëtar the saj për më shumë se 20 vite. Kam bindjen se të gjithë ne që ndajmë këtë histori të përbashkët, kemi motiv për t’u ndjerë krenarë për çfarë kemi bërë për Lezhën, si dhe çfarë kemi bërë për vendin. Ne kemi mbajtur peshën e madhe të opozitës së vështirë të këtyre viteve. Kemi mbushur sheshet, kemi sakrifikuar kohën me familjen dhe të dashurit tanë, punën, planet dhe projektet, për t’i shërbyer vendit dhe lartësuar gjithmonë Partinë Demokratike.

Kjo është një histori e lavdishme që ndriçon atë se nga vimë, por mbi të gjitha ku po shkojmë dhe çfarë do të bëjmë të gjithë së bashku, me fitoren e Bashkisë Lezhë, në zgjedhjet lokale të ardhshme. Unë, kam bindjen se do të mund të rimarrim Bashkinë vetëm me përfshirjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë Demokratike, që nga themelimi i Degës Lezhë. Detyra ime do të jetë para së gjithash: t’i japim zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të reje, çdo simpatizanti, çdo ekzistence në familjen tonë politike, në mënyrë që të respektohet, brenda mundësive tona, çdo kontribut.

Kjo është e vetmja rrugë për të arritur fitoren. Unë prezantohem para jush me të gjithë eksperiencën time 20 vjeçare si Arkitekt dhe Urbanist në Qarkun Lezhë, me integritetin tim personal, dhe si anetar i Partisë Demokratike me bindjen se kjo do t’i shërbejë Bashkisë Lezhë dhe qytetarëve të saj më shumë se asnjëherë.

Me këtë vetëdije, ju kërkoj mbështetjen tuaj në këtë garë të brendshme, duke marr përgjegjesinë para jush, për fitoren e Bashkisë Lezhë, si një detyrim pas asaj ç’ka ndodhi në zgjedhjet e vitit 2019, dhe me premtimin për korrigjimin e çdo padrejtësie ndaj demokratëve të Lezhës. Bashkë për fitoren e Bashkisë Lezhë.

Maks Kola
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023

“Rama është kapur me presh në duar”/ Noka sulmon edhe Nikollën: Kukull barbi, e trajtojnë si matrioshkat

18:35 / January 28, 2023

Çështja “McGonigal”/ Balliu: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën. Heshtja e drejtësisë, e turpshme

15:35 / January 28, 2023

Bajram Begaj i shkon në shtëpi Ismail Kadaresë: Ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare

15:15 / January 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

22:21 / January 28, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023

Aksidentoi 9-vjeçaren dhe u “zhduk” nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi nga Tirana

17:31 / January 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Xhoni eliminohet një javë pasi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, por siguron biletë rikthimi

22:48 / January 28, 2023

Sabiani surprizon Ilirin në emision, dyshja pajtohen publikisht

22:33 / January 28, 2023

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.