Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Princ Leka intervistë në televizionin anglez: Shqiptarët janë punëtorë, të gjendet një mënyrë që të vijnë me viza në Britani

14:20 / November 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një interviste me gazetarin e mirënjohur britanik Piers Morgan në emisionin Uncensored, Princ Lekën II nuk i vlerëson aspak si qëndrime të qeverisë britanike deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

“Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim”, tha Princ Leka.

Duke e konsideruar veten avokat të lëvizjes së lirë, Princ Leka Zogu II, thotë se shqiptarëve të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli, duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.

“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.

Emigrantët shqiptarë janë kthyer në një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në Britaninë e Madhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.