Një foto e hedhur në Instagram nga princesha shqiptare Elia Zaharia zgjoi thashethemet se ajo mund të jetë shtatzënë. E në fakt, Elia dhe Princi Leka kanë tre vite të martuar dhe njerëzit e presin një lajm të tillë.
Në fakt ajo që ngjalli dyshimet është barku i fryrë i princeshës në pritjen e organizuar me disa nga familjet më të mëdha aristokrate të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës për të prezantuar vlerat turistike dhe natyrore të Shqipërisë.
Një foto e hedhur prej saj në Instagram ku ai dukej pak më shumë, tërhoqi plot komente. “Më duket se kemi të reja sipas fotos”, ishte njëri nga komentet. Por princesha zgjodhi t`I fashiste këto fjalë menjëherë dhe këtë e bëri plot me humor. “E reja është shumë pica dhe pasta”, u përgjigj ajo.

