Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Princi danez do të nis jetë të re në SHBA pas heqjes së titujve mbretërorë nga e ëma

22:13 / March 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
danimarke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princi Joachim i Danimarkës duket se i ka vënë sytë Amerikës në një tjetër largim ose shkurorëzim të pashpjeguar të mbretërorëve nga Evropa. Sot pallati mbretëror njoftoi se biri  mbretëreshës Margrethe dhe bashkëshortha e tij Princesha Marie, do të vendosen në Washington, D.C., kësaj vere. Ata nuk dhanë arsyet e lëvizjes por thonin se 53-vjecari do të punojë në ambasadën daneze atje, nën kujdesin e ministrisë së mbrojtjes.

Me sa kuptohet, dy fëmijët e çiftit, djali 13-vjeçar Henrik dhe bija 11-vjeçare Athena, do të jenë me prindërit në zhvendosjen e tyre. Joachim është gjithashtu baba i djemve Nikolai, 23 vjeç dhe Felix, 20, nga martesa e mëparshme me Alexandra, kontesha e Frederiksborg. Lidhja e tyre kishte zgjatur nga viti 1995 deri në 2005. Më 2008 ai u martua me Marie.

Pallati njoftonte se Joachim dhe bashkëshortja e tij 47 vjecare, ishin vendosur në Francë katër vjet më parë.

“Pas kompletimit të arsimimit ushtarak të princit Joachim në Francë, ai dhe princesha janë afiliuar me ambasadën daneze në Paris, respektivisht ai si atashe i mbrojtjes, dhe ajo si përfaqësuese e veçantë kulturore”.

Joachim shtonte se nuk kishte folur me nënën e tij apo me vëllanë princin Frederik për lajmin shokues. Ai shtonte se zhvillimi vjen pasi “për fat të keq” monarkia nuk kishte ruajtur lidhjet me ta që prej njoftimit të ndryshimit të titujve. Joachim është i gjashti në radhë për fronin e Danimarkës. Fëmijët e tij ruajnë vendet e pasimit të fronit, respektivisht, i shtati deri te i dhjeti”.

“Me vendimin e saj Madhëria kërkon të krijojë kuadrin që nipërit e saj të mund të krijojnë jetën e tyre pa u kufizuar nga rrethana të veçanta apo detyrime të lidhura me familjen mbretërore të Danimarkës”, thuhej në një deklaratë të pallatit mbretëror.

Joachim ka thënë më parë për rrjetin francez ‘Ekstra Bladet’ në Paris se vendimi i mbretëreshës për heqjen e të drejtës së titullit për të dhe fëmijët e tij, ishte i papritur.

“Nuk është bukur të shikosh fëmijët e tu që keqtrajtohen kështu, që e gjenë veten në situata që nuk mund të kuptojnë”.

Edhe gruaja e parë e Joachim tha se vendimi është i pakuptueshëm e i trishtë.

“Fëmijët ndjehen të përjashtuar. Ata nuk e kuptojnë se përse po u merret identiteti kështu”, tha Alexandra said.

Joachim tha se ishte njohur fillimisht majin që shkoi me planin për heqjen e titujve të fëmijëve të tij, kur të arrinin moshën 25 vjeç. Disa ekspertë thonë se vendimi i Margrethe ngjason me lëvizje të bëra nga shtëpi të tjera mbretërore vitet e fundit.

Në 2019 mbreti suedez Karl Gustav XVI njoftoi se fëmijët e tij Princesha Madeleine e Princ Carl Philip, do të humbasin titujt e tyre mbretërorë. Mbretëroreve me sa duket nuk u kërkon kush llogari publike apo arsye për veprimet e tyre.

danimarke princi joachim titujt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.