Një grup artistësh dhe nënash tregojnë realitetin kaotik të prindërve në përditshmëri. Erika Roa, Lacey Monroe dhe Natasha Kelly janë themelueset e “Shame of the Perfect” projekt fotografik që tregon momente reale nga prindërimi.
“Projekti ynë i është dedikuar disa fotove familjare ku përfshihet i gjithë kaosi, trillimet, momentet e gëzuara dhe për momentet e paharrueshme që jetojmë kur nuk jemi të përkushtuar që të bëjmë gjithçka të përsosur”, tregon Roa.
Shihni galerinë e fotove për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh prind dhe dilema që shoqëron gjithmonë “A jam një prind i mirë?”. Ja pra, mos u shqetësoni pasi perfeksioni nuk ekziston.





