Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, kërkojnë heqjen e kujdestarisë së të atit për vajzën e mitur

14:09 / September 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bisa 850x450 1 770x408 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra barbarisht me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Fierit, kërkesën për të fituar kujdestarinë e vajzës së dyshes dhe t’ia heqin atë babait të vajzës, Eltonit.

Kërkesa është depozituar në Gjykatë nga avokati mbrojtës i familjes Bengaj, Samir Visha. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit, në Fier. Eltoni, ishte divorcuar nga Sabrina dhe kjo e fundit, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, pasi 31-vjeçari para disa muajsh kishte marrë peng nën kërcënimin e armës atë dhe familjarët e saj.

Ditën që ndodhi ngjarja, referuar dhe dëshmisë së prindërve të vajzës, Sabrina, sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë. Në këtë moment, Eltoni futet në shtëpi i revoltuar, nxjerr armën dhe godet pas shpine ish-bashkëshorten. Në gjykatë, ku dhe iu dha masa e sigurisë arrest me burg, Eltoni deklaroi se me Sabrinën duhej dhe se sipas tij, bashkimi i tyre nuk ndodhte për shkak të babit të vajzës, Partizanit, që e kërcënonte sistematikisht. Sipas Eltonit ishin pikërisht këto kërcënime që e dërguan deri në kryerjen e aktit ekstrem.

Sakaq, babai i Sabrinës, Partizani, i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, deklaroi si fajtor për vrasjen, ish-dhëndrin Eltonin dhe nënën e tij, që sipas Partizanit kishte dijeni për të gjitha problemet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.