Vendimi i aktorit Florind Belliut për ti dhënë fund jetës së tij, dhe të bashkëshortes shtatzënë, duke u hedhur nga akti i 6-të i banesës ku jetonin bashkë me dy fëmijët e mitur, ka tronditur jo vetëm Amerikën.
Motrat e Belliut duan të marrin kujdestarinë e fëmijëve. Shuma totale që ato kërkuan nga publiku është 50 mijë euro. Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schwibe dhe Rayan.
Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzënë) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit.
