Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Priste ngarkesën me kokainë në Spanjë, arrestohet vlonjati i shumëkërkuar (Emri)

18:53 / December 27, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KRXUJQ7GG5B3XO4CW3PBMLTG3Y 765x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Spanjës ka finalizuar një operacion të gjerë antidroge.

Autoritetet vendase deklaruan se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao. Bëhej fjalë për 72 kilogramë lëndë narkotike!

Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por përfunduan në prangat e policisë. Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo.

Përveç tyre në pranga ka rënë edhe një shqiptar, vlonjati Auron Dule siç raportojnë mediat vendase.

Teksa peruanët shkarkonin drogën, shqiptari Auron Dule po i priste në automjet.

Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. I arrestuari i tretë peruan, Luis Vasconsuelo Rodrigo, është një ish-anëtar i marinës tregtare të Perusë.

Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.