Kryeopozitari Lulzim Basha u prit pasditen e kësaj të premteje në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë, ku mësohet se ecuria e marrëveshjes për reformën zgjedhore ishte në fokus të këtij takimi. Basha nuk preferoi të prononcohej për mediat, pas takimit me zyrtarët e lartë amerikanë.
Në 5 qershor, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, theksoi se ishte arritur progres për marrëveshjen, duke i lënë më tepër përgjegjësi Bashës, ndërsa kryeministri Rama theksoi në Parlament se marrëveshja është në fije të perit dhe opozita duhet të reflektojë.
