Ardhja në jetë e Duam ishte lajmi kryesor në median rozë javën e shkuar, dhe tashmë vogëlushi bashkë me nënën Miriam janë kthyer në shtëpi.
Vetë Miriam Cani ka publikuar në Instastory momentet e kthimit në shtëpi, dhe pritja e ëmbël e organizuar nga babi Albani dhe motra e vogëlushit, Ameli.
Mirë se erdhe Duam lexon torta me një bebush me kapuç që fle pranë një arushi. Por megjithatë të dy prindërit nuk e kanë treguar fytyrën e vogëlushit dhe të gjithë jemi kurioze ta shohim.

