Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pritja e gjatë në hapësirën amerikane në Tiranës, një “deja vu” e negociatave të kokëfortëve shqiptarë”

21:40 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f64737bf cfd8 4b90 bf2d 8fd1cef412ea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ergys Gjençaj

Së bashku me operatorin Ismet Gjuzi mbërritëm në orë  9 e 15 pranë rezidencës amerikane në Tiranë, për raportimin e mëngjesit. Raportim që konsistoi në çka pritej të ndodhte, me shpresën për një “happy end”, tipik i filmave Hollywood-ianë.

Pak më tej na lajmëruan se do hynim në rezidencë pasdite për deklarata.

Por na thirrën të hynim në orën 13:30 e kësisoj shpresuam bashkë me kolegët se deklarata do të behej maksimumi në orën 16:00.

Por më kot! Kaloi ora 16:00, 17:00, 18:00, 19:00…

Orët e gjata të pritjes në hapësirën amerikane në periferinë e Tiranës, e rrudhën shpresën e lartë për një marrëveshje.

Telefonin nuk e ndanim nga duart dhe trafiku i dërgimeve të mesazheve përmes WhatsApp i ngjasonte me atë në orën e pikut të qarkullimit tek zona e 21-shit në Tiranë. Ato pak informacione që vinin duhet të konfirmoheshin dhe kjo e dyta ishte më e vëshitrë.

Për një duhanpirës si unë pritja e gjatë do të thotë edhe më tepër konsum duhani. E nuk isha i vetmi duhanpirës. Me dashamirësinë e pritësve, na u dha mundësia të dilmin jashtë e të merrnim “furnizimin” e cigareve. Unë isha ai që u ngarkua me misionin e blerjes së disa paketave dhe në atë moment isha njeriu më i vlefshëm i komunitetit te gazetarëve atje 😉😁.

Orët e gjata të negociimit risollën në kujtesë pritjen tek kryesia e Kuvendit në 2016 për reformën në drejtësi dhe atë të 2017 për marrëveshjen Rama-Basha po tek i njëjti vend.

Zgjedhje do ketë në 2021. E duke njohur historikun e zgjedhjeve shqiptare, vjeshta e paszgjedhjeve do na sjellë përsëri një opinion parfundimtar të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ku si përherë do ketë një kapitull rekomandimesh për reformën zgjedhore të radhës, e ku i dihet, ndoshta një palë tjetër negociatash në hapësirën amerikane në periferi të Tiranës. /tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.