Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Probleme me avionin, Blinken ”ngec” në Paris

20:03 / April 3, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1712164780xblinken arthrou 468
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, përjetoi probleme mekanike teksa ndodhej në Paris këtë të mërkurë. Delegacioni i Blinkenit u detyrua të udhëtonte në rrugë tokësore nga kryeqyteti francez për në Bruksel, aty ku do të zhvillohet një takim i ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Ky është incidenti i dytë me avionin e Blinken, pasi në një udhëtim të mëparshëm në Evropë në janar, ai u ndal për pak kohë në Davos për shkak të një problemi të ngjashëm. Incidenti ndodhi kur Blinken i duhej të merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Sekretari Amerikan i Shtetit dhe shoqëruesit asokohe u nisën me helikopter nga resorti zviceran.

Më pas ata hipën në Boeing 737 të konfiguruar posaçërisht, por u informuan se avioni u konsiderua i pasigurt për fluturim për shkak të një rrjedhje oksigjeni. Blinken u detyrua të ndërrojë avionin për t’u kthyer në Uashington. Një avion më i vogël u dërgua për ta marrë nga Zyrihu, ndërsa zyrtarët shoqërues dhe gazetarët u kthyen në një fluturim komercial.

Antony Blinken
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.