Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Probleme me gjumin dhe zgjoheni qull në djersë? Ja çfarë po ndodh me trupin tuaj

19:23 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nivelet hormonale: Afshet e nxehta dhe djersitja shfaqen për shkak të dy ndryshimeve kryesore në hormonet femërore, estrogjeni dhe progesteroni. Para menopauzës, estrogjeni dhe progesteroni janë dy hormonet që prodhohen më shumë nga vezoret si një pjesë normale e ciklit mujor. Por, teksa një grua i afrohet fazës së menopauzës, vezoret fillojnë të mos prodhojnë më aq shumë estrogjen dhe progesteron. Kjo rënie shkakton edhe afshet e nxehta. Burrat gjithashtu mund të zhvillojnë afshe të nxehta pasi nivelet e testosteronit fillojnë të bien në moshë të mesme. Një gjendër tiroidale shumë aktive, sëmundja Grave ose ndonjë gjendje tjetër shëndetësore që shkakton rritje të niveleve të hormoneve të tiroides mund të shkaktojnë gjithashtu afshe të nxehta.

Temperatura e lartë e trupit: Temperatura e trupit fillon të rritet kur sistemi imunitar përpiqet të luftojë bakteret. Kjo rritje e temperaturës së trupit nxit një pjesë të trurit, që quhet hipotalamus, të nisë procesin e ftohjes dhe të rikthejë temperaturën në normalitet. Flisni me mjekun nëse temperatura është më e lartë se 39 gradë celsius ose keni dhimbje koke të tmerrshme, probleme me frymëmarrjen etj.

Alergjia: Afshet e nxehta janë të zakonshme kur sistemi imunitar lëshon qeliza për të luftuar diçka të dëmshme në trup. Mund të zhvilloni edhe simptoma të tjera, si dhimbje barku, ethe dhe probleme me frymëmarrjen.

Çrregullimet neurologjike: Sistemi nervor autonom kontrollon gjërat për të cilat ju nuk keni nevojë të mendoni, si frymëmarrja, rrahjet e zemrës, tensioni i gjakut, temperatura e trupit dhe djersitja. Çdo gjendje që ndikon në mënyrën si ky sistem funksionon mund të shkaktojë afshe të nxehta. Këtu përfshihet sëmundja e Parkinsonit, epilepsia, skleroza e shumëfishtë, dëmtimi nervor etj.

Përdorimi i ilaçeve të caktuara: Afshet e nxehta mund të jenë efekt anësor i disa ilaçeve. Disa ilaçe për zemrën dhe tensionin e gjakut hapin enët e gjakut. Dozat e larta të steroideve mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve.

alergjia Çrregullimet neurologjike Nivelet hormonale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.