Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Probleme në përdorimin e Facebook, Instagram dhe WhatsApp

20:17 / December 11, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
meta
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Aplikacionet e kompanisë Meta kanë shfaqur probleme këtë mbrëmje. Mijëra përdorues po përballen me vështirësi në përdorimin e Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Disa media të huaja kanë raportuar lajmin, ndërsa problemet në këto aplikacione janë shfaqur në pjesë të ndryshme të botës, nga Mbretëria e Bashkuar, Europa, SHBA, Azia, Australia, por edhe në vendin tonë.

Përdoruesit janë ankuar për probleme me Instagram-in, me 11,891 raste të regjistruara nga Downdetector që nga ora 18:00.

Edhe përdoruesit e Facebook kanë raportuar ndërprerje, me probleme dhe raportime kryesisht në brigjet Lindore dhe ato të Paqësorit në SHBA. Sipas Downdetector, ndërprerjet në Facebook janë raportuar për herë të parë rreth orës 18:00 sot dhe kanë arritur më shumë se 100,000 ankesa për probleme.

WhatsApp gjithashtu në pronësi të Meta-s, ka pasur shumë raportime për ndërprerje në të njëjtin hark kohor sot. Faqja Downdetector raporton se që nga ora 18:00 janë regjistruar më shumë se 9,600 raportime për ndërprerje.

Meta ende nuk ka pasur një reagim. Përdoruesit po hasin një sërë problemesh, si në ueb ashtu edhe në aplikacionet përkatëse. Problemet e raportuara përfshijnë pamundësinë për të përdorur fare aplikacionet ose shkëputje të tyre.

Përdoruesit gjithashtu kanë raportuar se nuk mund të postojnë as përmbajtje në këto rrjete. Të tjerë janë përballur me vonesa në përdorimin e tyre.

facebook Meta probleme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shtëpia e Bardhë: Trump mund të zgjasë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

09:13 / June 18, 2025

GJKKO shqyrton kërkesën e Metës për liri më 20 qershor

10:15 / June 17, 2025

Meta: Në Kavajë më tradhtuan, dërgova më shumë letra se mora vota. Këtu jam edhe pas 20 vitesh

15:08 / June 13, 2025

Zuckerberg ndërton ekip elitar për Inteligjencën Artificiale

13:33 / June 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.