Kombëtarja shqiptare ka bërë disa ndryshime në listën e të grumbulluarëve për dy miqësoret e muajit mars, ku trajneri Edoardo reja ka thirrur në kombëtare dy lojtarë të tjerë.
Dy lojtarët e fundit që i janë bashkuar listës janë Herdi Prenga dhe Endri Çekiçi, të cilët do të jenë nën urdhrat e teknikut italian për ndeshjen me Spanjës më 26 dhe për Gjeorgjinë më 29 mars.
Shkak për këtë ndryshim të listës është bërë situata e dy lojtarëve të tjerë, ku Enea Mihaj ka rezultuar me covid-19 dhe është dashur të karantinohet, ndërsa lojtari tjetër është Nedim Bajrami i cili ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë pasditen e të dielës.
