Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Problemet ligjore të djalit të Presidentit, republikanët intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Biden

18:50 / August 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ghfdgh 770x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ligjvënësit republikanë po intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Bidenit dhe po përpiqen të baraspeshojnë problemet ligjore të djalit të Presidentit Biden me ato të ish-Presidentit Donald Trump, i cili u akuza dje për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që i humbi më 2020.

Shefja e Byrosë së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara përgatiti materialin me të rejat e fundit mbi këtë çështje.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë nisur një hetim mbi marrëveshjen që Departamenti i Drejtësisë ra dakort të arrinte me Hunter Bidenin, ku ky do të pranonte fajësinë, por që dështoi, pasi nuk u pranua nga gjykatësi.

Marrëveshja kërkonte që djali i presidentit të pranonte fajësinë për mospagim taksash dhe si shkëmbim prokurorët do të hiqnin dorë nga akuza për armëmbajtje pa leje, për sa kohë që Hunter Bideni të mos shkelte dënimin dy-vjeçar me kusht për taksat.

“Ne po hetojmë nëse sistemi i drejtësisë është i drejtë për të gjithë amerikanët dhe jo ndryshe për familjen Biden dhe ndryshe për Amerikën”, thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy,

Ai u përpoq të baraspeshonte problemet ligjore të Hunter Bidenit me ato të ish-Presidentit Donald Trump, i cili u akuzua të enjten për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në një postim në rrjete sociale, zoti McCarthy tha se aktakuza kundër zotit Trump ka për qëllim të shpërqëndrojë vëmendjen nga çështja e Hunter Bidenit dhe të sulmojë kandidatin kryesor në garën për emërimin e partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

“Akuzat ndaj Hunter Bidenit, të cilat janë të një niveli mjaft të ulët, nuk mund të krahasohen me një akuzë që nuk e kemi parë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet. Por, nëse i shihni ato me një sy politik, do t’ju duken krejt ndryshe, nga sa i sheh ligji”, thotë Jessica Tillipman nga Fakulteti Juridik i Universitetit George Washington.

Ligjvënësit republikanë kanë kërcënuar se do të nisin hetime për shkarkimin e presidentit mbi pretendimet e paprovuara, se ai ishte i pëfshirë në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij me vende të tjera të botës.

Ditë më parë, Presidenti Biden bëri shaka me këtë, ndërsa theksoi se inflacioni është ulur.

“Ndoshta nisin hetimet për sharkimin tim, sepse inflacioni po bie. Nuk e di, e dua këtë”, tha zoti Biden.

Ligjvënësit republikanë publikuan dje transkriptin e plotë të intervistës së tyre me Devon Archer-in, ish-partner i Hunter Bidenit, mbi marrëveshet financiare jashtë vendit të djalit të presidentit.

Transkripti ofron një pasqyrë të re mbi atë se si djali më i vogël i Presidentit Biden, shfrytëzonte emrin e babait të tij, i cili në atë kohë ishte nënpresident, për të joshur investitorë të huaj.

Zoti Archer tha se partneri i tij Hunter Bidenit shfrytëzonte “iluzionin e qasjes” në Uashington.

Megjithatë, i pyetur disa herë, ai nuk ofroi asnjë provë se Joe Bideni shfrytëzoi rolin e tij, për të ndihmuar bizneset e djalit të tij.

Në dëshminë e tij, zoti Archer tha se gjatë marrëdhënies së tyre dhjetëvjeçare biznesore, Hunter Bideni e telefonoi babain e tij rreth 20 herë, ndërsa ishte nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve, por se “asnjëherë nuk foli për ndonjë marrëveshje biznesi”./ VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.