Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit, gazetari: Janë përpjekur pak nga pak ta “çmontojnë” Berishën

22:47 / December 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sonte në “Opinion” po diskutohet lidhur me ashpërsimin e masës nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i takon aferës “Partizani”.

Gazetari Artan Hoxha duke analizuar gjithë veprimet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme thotë se procesi gjyqësor duket sikur e ka “çmontuar” kryedemokratin, duke përdorur dhe reagimet e këtij të fundit.

Artan Hoxha: Këtë radhë duket sikur është punuar pak më me kujdes krahasuar me rastin tjetër sepse janë përpjekur që Berishën ta çmontojnë pak nga pak dhe të përdorin dhe reagimet e tij. Pra, masa e parë që u mor, pritën çfarë reagimi do kishte, pra çfarë mbështetje popullore ose lëvizja politike.

-Pse kalkulon dhe politikisht SPAK-u?

Artan Hoxha: Nuk them që e kalkulon SPAK-u, por nuk është i pandjeshëm se këtu jetojnë dhe ata. Së dyti, kur e panë që kjo gjë nuk krijonte këtë lloj problematike, kur panë dhe reagimin e Berishës, se mbase se kanë menduar që ai do bënte këtë lloj zgjedhje që në momentin e parë. Kjo dosje ka një gjë shumë të veçantë, nëse e shikon si hetim ka nisur në 2020-ën.  Por emri i Berishës është futur vetëm në 2 Tetor të 2023. Masa është kërkuar në datë 16 dhe në 20 u firmos. Koha është shumë e shkurtër, vetëm në 2 Tetor është regjistruar emri i Berishës si person nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv. Më mbrapa ka dalë veprimi i Gjykatës që njëkohësisht ka shmangur Kuvendin, sepse Berisha tha të përballemi në Kuvend.

“Kjo që i është rezervuar tani Berishës dhe mënyra si po procedohet me rastin Meta duket që ata që e drejtojnë dhe qëndrojnë pas saj…Situata për mua nuk është më një çështje juridike, por politike sepse do jetë një vendim në Kuvendin e Shqipërisë”, përfundoi Hoxha.

Artan Hoxha Berisha proces gjyqesor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.