Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë nënshkruar këtë të enjte në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit”, tre marrëveshje të dakordësuara më 21 tetor nga ministeriali përgatitor ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve.
Kancelari gjerman, Scholz e nisi fjalimin me premtimin se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të anëtarësohen në familjen europiane dhe kjo gjë është në interesin e vetë rajonit.
“6 vendet e Ballkanit i përkasin Evropës së lirë dhe anëtarësimi i tyre në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor është puna jonë për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot”, tha Scholz.
Marrëveshjet e nënshkruara:
- Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor
- Njohja e diplomave të shkollave të larta
- Njohja e kualifikimeve profesionale