Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e kësaj të hëne teksa procesi i numërimit vijon. Ai bën thirrje që të mos tjetërsohet asnjë votë në procesin e numërimit duke e quajtur përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit për të demoralizuar rivalët.
Meta thotë se të gjithë duhet të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
POSTIMI I METES
Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund