Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Procesi i rindërtimit në Durrës drejt përfundimit

11:00 / December 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0324
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda pak javëve pritet të përfundojë procesi i rindërtimit në qytetin e Durrësit dhe të gjitha familjet që në 26 nëntorin e vitit 2019 humbën shtëpitë e tyre do të kenë tashmë një banesë të re.


Në emisionin “Vendi Im”, kryetarja e bashkisë Emirjana Sako bën bilancin e një operacioni që mund të krahasohet me ndërtimin e një qyteti të ri.

“Mos harrojmë se ne në Durrës kemi ndërtuar një qytet brenda qytetit dhe normalisht ky proces ëshrë dinamik dhe do të vijojë deri në dorëzimin e çelësave në lagjen e re të rindërtimit. Lagjia e re në Spitallë e cila është në punimet e fundit, kemi hedhur dhe shortet për apartamentet, dhe presim që me përfundimin e punimeve të vogla që kanë mbetur, rifiniturave, të bëjmë të mundur hyrjen e banorëve në banesat e reja të cilat shpresojmë dhe kemi objektiv që t’i mbarojmë në periudhën dhjetor-janar.
Mbi 300 familje kanë marrë grantet për te ndërtuar banesat e tyre dhe janë në procese likuidimi, pra kanë marrë 60% të grantit dhe janë në fazën e 40% të grantit.
Nga ana tjetër janë rreth 500 objekte të cilat janë banesa individuale të ndërtuara nëpër fshatra, ku sot njerëzit jëtojnë në banesat e reja. Wshtë ndërtuar lagjia e re e Manzës dhe atje janë futur të gjithë njerëzit në banesat e tyre,” sqaroj kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Në Durrës 38 kopshte, çerdhe dhe shkolla të dëmtuara nga tërmeti janë ndërtuar nga e para.

“Programin e rindëtimit, siç u kemi thënë edhe qytetarëve, në 2024 kemi si objektiv për përfundimin e tij. Dhe me dorëzimin e çelësave në lagjen e re është mbyllur një kapitull i rëndësishëm i këtij programi,” deklaron kryebashkiakja Sako.

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019 ishte një prej ngjarjeve që trondit thellë Shqipërinë e veçanërisht qytetin e Durrësit, i cili ishte një prej zonave ku pasojat e këtij tërmeti u ndjenë më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.