Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka zbritur edhe tek personat nën 60 vjeç.
Nëpër qendra shëndetësore po vaksinohen ata që kanë disa diagnoza, pra përzgjidhet nga mjeku i familjes. Madje jo domosdoshmërish duhet të jesh 55 vjeç apo 60, pasi nëse je i sëmurë kronik dhe je në moshë më të re mund të vaksinohesh.
Por ndërkohë ka shumë pacientë të cilët nuk e njohin kush është mjeku i tyre i familjes apo ndiqen në sistemin shëndetësor jo publik dhe nuk kanë pasur ndonjëherë kontakt me mjekun e tyre të familjes.
Në Shqipëri po kryhet një proces vaksinimi paralel, pasi përveç vaksinimit të qytetarëve, sipas grupmoshave apo diagnozave që kanë, po vaksinohen punonjësit e shërbimeve hoteliere, punonjësit e aviacionit civil dhe së shpejti pritet të vaksinohen edhe ata të transportit publik.
