Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prodhonin dhe shpërndanin kanabis në Britani, gjykata angleze dënon 7 shqiptarët

21:29 / September 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptaret britani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatë shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë britanike pasi u zbulua se ishin pjesë e një rrjeti të madh kriminal që merrej me prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi vepronte në disa qytete, si Coventry dhe Birmingham. Hetimet nisën në maj të vitit 2022, kur policia zbuloi një rrjet të organizuar që merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e drogës.

Sipas mediave britanike, Arben Sinjari dhe Erikson Kararaj u identifikuan si drejtuesit e grupit kriminal, duke menaxhuar ambientet ku kultivohej kanabis në disa prona në Midlands.

image 24

Anëtarët e tjerë të grupit, Islam Toro, Klajdi Zyka, Qemal Sakaj, Avdullah Delbashi dhe Soni Gremshi, kujdeseshin për kultivimet dhe shpërndanin sasi të mëdha droge nëpër qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Gjatë operacionit, policia gjeti mesazhe telefonike dhe shënime me dorë, që tregonin për përfshirjen e grupit në prodhimin dhe shitjen e qindra kilogramëve drogë.

image 25

Në total, u identifikuan 17 prona të përshtatura për kultivimin e kanabisit.

Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi dhjetëra mijëra paund në cash, disa kilogramë kanabis dhe pajisje për kultivimin e drogës.

Erikson Kararaj 34 vjeç, dënohet me 8 vite burg

Arben Sinjari 48 vjeç, dënohet me 7 vite burg

Islam Toro 31 vjeç, dënohet me 5 vite e 8 muaj burg

Klajdi Zyka 28 vjeç, dënohet me 5 vite burg

Qemal Sakaj 29 vjeç, dënohet me 4 vite e 6 muaj burg

Avdullah Delbashi 31 vjeç, dënohet me 4 vite e 4 muaj burg

Soni Gremshi 37 vjeç, dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

angleze britani Gjykata Kanabis prodhonin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.