Eva Murati


Eduart Deda është një nga producentët më të njohur të vendit. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisioni “Vizioni i Pasdites”. Eduardi foli mbi jetën e tij profesionale dhe atë personale dhe ndër të tjera u ndalua tek figurat e ekranit që ai i kishte promovuar.

Deda duket se është zhgënjyer nga një pjesë e madhe e figurave publike dhe nuk ka nguruar që t’ua vendosë në pah mosmirënjohjen e tyre. Specifikisht ai ka përmendur Eva Murati. Sipas producentit, ka qenë ai që e ka ndihmuar Evën të bëhet pjesë e ekranit pasi kishte mbetur pa punë, pas mbylljes së Agon Channel.

“Po unë jo vetëm Evën, por ka shumë personazhe që kemi sjellë apo iu kemi dhënë një dimension tjetër në ekran, si në Miss Universe apo dhe covera të revistës sepse në atë kohë ti dilje në një cover dhe merrje tjetër publicitet, merrje tjetër vëmendje. Eva pasi u largua nga Agon Channel, ishte pa punë kur unë e kam thirrur për këtë program që ishte Miss Universe dhe Vip Zone. Më kujtohen ato momentet e para të Evës ato pasiguritë e saj dhe sot kur e shoh jam shumë i lumtur për të që ia ka dalë”. “Kur i kam ballë për ballë, po! Kur janë ballë për ballë duket sikur kanë një farë mirënjohjeje, por pastaj po të dëgjojmë apo të shikojmë reagime të tjera nuk duket”, ka përfunduar Eduard Deda.

Marrëdhënia e tyre duket se është totalisht e përçarë saqë ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Mbetet të presim në vijim se si do të reagojë moderatorja pasi producenti i njohur përplasi të vërtetën e acarimit të raportit të tyre në opinjonin publik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here