Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Produktiviteti i punës, Shqipëria e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën

09:38 / August 25, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bie produktiviteti kostoja e lire e punes frenon inovacionin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Ad

This Could Be the Best Time to Trade Gold in 5 Years

IC Markets

Global Indices Are on the Move — Time to Trade!

IC Markets

Sponsored Links

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një ndikim gjithashtu mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha në të e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët kanë edhe produktivitet më të ulët të punës. Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit. Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare. Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi. Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit) mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ Monitor

europe produktivitet Pune Rajon Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.