Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

19:48 / November 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pata Ylli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Daullet mediatike që bien për namin që do të ndodhë në Tiranë më 28 nëntor, janë në thelb të çuditshme. Pasi një protestë organike dhe e strukturuar në shoqëri nuk ka nevojë as për ngjarje dhe data, e as për raste festash për të sjellë efektet e saj.

Një protestë shoqërore, nuk pret për tu furnizuar nga njerëz të ardhur nga organizime folklorico-politike prej forcash të caktuara për të dhënë fuqinë e saj. Ajo o është o nuk është protestë. Edhe nëse është jo aq e madhe ajo strukturohet, kanalizohet, institucionalizohet dhe jep drejt pushtetit dhe shoqërisë mesazhet e saj. Tregon fytyrën politike dhe njerëzore të drejtuesve të saj, si dhe përgatit pedicionet dhe rrugët e kryerjes së objektivave.

Profecitë makabrę mbi qametin e 28 nëntorin, i ngjajnë atyre që u dhanë disa herë për të mbjellë frikë jo për protestuesit, por për ata që kanë marrë frikë nga të ashtuquajturat protesta që dogjën Tiranën.

Në këtë rast, situata është më e rëndë se e para ngaqë bëhet fjalë për një ditë thelbësore për Republikën. Ku ata që dështuan që të institucionalizojnë protestën, premtojnë që të sjellin me njerëz borxh hatanë e djegies së Tiranës.

Kjo logjikë, edhe pse mund të sjellë një numër më të madh njerëzish nga Kosova e Maqedonia e Veriut më 29 nëntor në bulevard, nuk është protestë. Thjesht është një manifestim me organizim e financim proxy për qëllime të caktuara. Që në realitet, efektin politik do ta ketë të sforcuar, sado që synimi apo organizimi është që të prodhojë një ngjarje mediatike.

Qartësisht rrymat që mbështesin protestën janë njohur; grupet e Sali Berishës, ato të Arlind Qorit dhe Islami politik i mbështetur nga Irani e Turqia. Të cilët duket do të financojnë shiringën mediatike të 28 nëntorit për ta veshur me një tis patriotik.

Ajo protestë, edhe sikur të jetë e qetë e paqësore nuk ka sit ë ngjisë në opinion, pasi është e sforcuar, e trazuar, pikërisht se bëhet në një datë kremtimi solemn.

Nëse ndodhin incidente, kthehet ndoshta në një ngjarje mediatike, por sërish nuk mund të trazojë apo transformojë një process politik. Thjesht mund të shkaktojë një trazim jo të vogeël për proceset normale të vendit. Që nga integrimi, e zhvillimi ekonomik e deri tek jeta sociale.

Si duket, ky është qëllimi; të provokohet një proces irruptiv sipas modelit: jemi me ju edhe pse s’marrim pjesë në protestë, aman mos na digjni dyqanin. Por pikërisht ky mund të jetë një bumerang politik në procesin politik të zgjedhjeve, ngase secili do të mbajë përgjegjësi për këtë shantazh, i cili do të ketë konseguencat e tij.

Pas 28 nëntorit, vjen 29-a e ndoshta pikërisht atë ditë, duhen bërë llogaritë…

dites flamurit Profecia qametit ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kandidatë për Tiranën prej atyre që dogjën kryeqytetin?

20:38 / November 24, 2026

Po shpluhuroset Skavica?

19:19 / November 24, 2026

Kur një prokuror arrin të vrasë shtetin!

19:45 / November 23, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.