Një Itali një shtëpi botuese po përgatitet të nxjerrë në treg një libër i cili do ti kushtohet vrasësve me pagesë, por një vend të rëndësishëm në lëtë libër do të zërë edhe killer shqiptar me pagesë Julian Sinanaj. Sipas mediave italiane Libri i cili do të titullohet ‘Sicario’ (Vrasësi me pagesë) dhe do të dalë në treg shumë shpejt.
Po kush është Julian Sinanaj dhe pse autori e ka zgjedhur pikërisht shqiptarin që të jetë personazhi kryesor në librin e tij.
Julian Sinanaj, është i lindur në Elbasan, më 17 shkurt 1983. Ai nuk ka ndonjë shenjë të jashtëzakonshme. Madje askush nuk e vë re prezencën e tij. Fytyra e tij është e ‘padukshme’, si të ishte transparente, si të kishte eksluzivitetin ta vetëfshihej për një çast pasi ta kishte parë dikush.
