E gjithë bota po solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë, pas tërmeteve shkatërruese që deri më tani fatkeqësisht i kanë marrë jetë 4900 personave. Paçka përparimeve të jashtëzakonshme në fushën e sizmologjisë, nuk ka asnjë bazë shkencore për parashikimet e tërmeteve.
Gjithmonë ka një mundësi për lëkundje sizmike në vende me thyerje aktive, siç është kufiri Turqi-Siri, por parashikimi i një tërmeti me një nivel të lartë saktësie është jashtëzakonisht i vështirë, për shkak të ndryshimit në gjeologji dhe faktorëve të tjerë që janë unikë për çdo vend.
Dridhjet pararendëse, lëshimi i një gazi të quajtur radon dhe sjellja e bretkosave janë përdorur nga shkencëtarët për të kërkuar sinjale që tregojnë se një tërmet i madh do të ndodhë, por suksesi ka qenë i ndryshëm.
Dan Faulkner, lektor në mekanikën e shkëmbinjve në Universitetin e Liverpoolit tregon se disa tërmete nuk kanë shenja paralajmëruese. “Hulumtimi i detajuar shkencor na ka thënë se çdo tërmet shfaq karakteristika pothuajse unike, të paraprira nga paragoditje ose dridhje të vogla, ndërsa të tjerë ndodhin pa paralajmërim, thjesht nuk ka rregulla për t’u përdorur për të parashikuar tërmetet”.