Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PROFIL/ Ja cilët janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 2’

13:29 / December 28, 20184 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirananews.al 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë ditur këtë të premte nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste  se ka bërë 8 ndryshime të rëndësishme në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrie.

Rama ka shkarkuar ministren e Arsimit Lindita Nikollën, atë të Financave Arben Ahmetaj, të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, të Kulturës Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Niko Peleshi dhe ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato. Ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku është larguar Senida Mesi, për t’i lënë vend Erion Braçes.

Ja cilët janë ministrat e rinj  të kabinetin qeveritar ‘Rama 2’

Besa Shahini

Ajo që do të zëvendësojë Lindita Nikollën në postin e ministres së Arsimit dhe Sportit është Besa Shahini. Shahini është analiste kosovare dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore.Shahini ka punuar deri në verë të vitit 2015 si analiste në Inciativën Europiane për Stabilitet (ESI),organizatë kjo me bazë në Berlin. Ajo shkruan herë pas herë për gazetat ditore në Kosovë.

Anila Denaj

Ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, që do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, është Anila Denaj. Denaj drejton Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa më herët ka qenë anëtare e bordit të AKEP. Anila Denaj ka një eksperiencë në sektorin bankar në vend, ku ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.

Belinda Balluku

Ministrja e re Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të zëvendësojë Damian Gjiknurin, është Belinda Balluku. Belinda Balluku ka mbajtur poste të rëndësishme ndër vite. Më herët, ajo ka qenë  drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur kryebashkiak ishte kryeministrit, Edi Rama. Ajo mori në vitin 2015 postin e drejtoreshës së “Albcontrol sha’, ose siç njihej më herët, Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA). Së fundmi, Balluku ka mbajtur postin e drejtoreshës së Aviacionit Civil.

Gent Cakaj

Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot është vendosur Gent Cakaj. Cakaj është zyrtari i dytë i ardhur nga Kosova, që do të bëhet pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për Politikën e Jashtme, posaçërisht për çështjet e Bashkimit Europian. Më pas, Cakaj u emërua në kabinetin “Rama 2” në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme.

Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të pasohet në detyrë nga Elva Margariti, e cila aktualisht është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore e projektit të “100 Fshatrave”.

Bledi Çuçi

Ndërsa në krye të Ministrisë së Bujqësisë do të vendoset Bledi Çuçi. Zëvendësuesi i Niko Pelleshit ka shërbyer në disa funksione drejtuese si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000-2001, Këshilltar i Ministrit, Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005. U  aktivizua me strukturat drejtuese të PS-së në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Ai u rizgjodh anëtar i Asamblesë së partisë edhe në vitin 2011. Në vitet 2011 – 2012, Çuçi ishte ekspert i PS-së në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Që prej shkurtit 2012, ai mban detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS. Bledi Çuçi në vitin 2013 zgjidhet Ministër Shteti për Çështjet Vendore i Shqipërisë.

Eduard Shalsi

Ministren e Sipërmarrjes, Sonila Qaton do ta zëvendësojë Eduard Shalsi. Shalsi është deputeti i qarkut të Korçës në Kuvendin e Shqipërisë. Eduard Shalsi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe në fillimet e karrierës së tij ka punuar si mësues kimie dhe biologjie në disa shkolla në Tiranë. Pas disa viteve të kaluara në emigracion, Eduard Shalsi u rikthye në Shqipëri, filloi punë në sistemin bankar dhe arriti brenda pak vitesh të bëhet pjesë e ekipit drejtues të Bankës Tirana.Në vitin 2003 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Në vitin 2004 fillon punë në Bashkinë e Tiranës, fillimisht si Shef Kabineti i Kryetarit të Bashkisë e më pas si Nënkryetar.Aktualisht eshte Kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin do të ketë në krye Elisa Spiropalin, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave nga tetori i vitit 2013 deri në mars të 2015-s. Që nga viti 2009, Spiropali është anëtare e Partisë Socialiste. Më pas vijon në poste si kryetare e FRESSH-it, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi Sekretare për Rininë në Kryesinë e Partisë Socialiste.

belinda balluku besa shahini braçe Gent Cakaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.