Një deklaratë e bërë nga ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka acaruar ndjeshëm Kinën e cila ka reaguar me tone të ashpra kundër Japonisë. Në deklarat në fjalë, Abe i bëri thirrje Tokios që kjo e fundit të konsideronte zhvillimin e armëve bërthamore amerikane në vend pas pushtimit rus të Ukrainës, mes shqetësimeve në rritje për agresionin në Tajvan.
Gjatë një interviste për një televizion, Abe tha: “Ne duhet të kuptojmë se si ruhet siguria në botë. Ne duhet të shohim opsione të ndryshme se si të mbrojmë Japoninë.”
Por për kryeministrin aktual të Japonisë, Fumio Kishida, ky propozim i Abe ishte “i papranueshëm “.
Ndërkohë, Japonia është i vetmi vend në botë që ka përjetuar sulme nga armët bërthamore në Hishorima dhe Nagasaki. Gjithsesi, ajo i është përmbajtur doktrinës dhjetëvjeçare se nuk do të prodhojë, zotërojë apo lejojë armë bërthamore në territorin e saj.
Nga ana tjetër, përgjigjia e Kinës ishte e mprehtë, me një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme që u shpreh para gazetarëve: “Politikanët japonezë përhapin shpesh gënjeshtra për Tajvanin dhe kanë bërë deklarata që shkelin tre parimet bërthamore të vendit.”
“Ne i bëjmë thirrje Japonisë që të reflektojë mbi historinë e saj,” tha ai, duke paralajmëruar Tokion “të bëjë kujdes me fjalët dhe veprimet për çështjet e Tajvanit dhe të ndalojë së shkaktuari telashe”.
Njëkohësisht edhe Shinzo Abe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund “paqartësisë” në mbrojtjen e Tajvanit, të cilin Kina nuk e konsideron shtet të pavarur.
