Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Programi i Bashës për politikën e jashtme: Konsolidim i marrëdhënieve me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe

18:32 / August 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë Lulzim Basha ka prezantuar planin që ka për Politikën e Jashtme. Për të konsolidimi i mëtejshëm dhe zgjerimi në të gjitha fushat i marrëdhënieve të ngushta me aleatin më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pika e parë e Programit të PD-Demokratët Euroatlantikë për politikën e jashtme.

Po ashtu Basha ka përsëritur zotimin e tij për heqjen e vizave me SHBA brenda mandatit të parë qeverisës. Ai më tej shprehet se programi për politikën e jashtme parashikon edhe anëtarësimi në BE do të jetë prioritet kombëtar, ndërsa marrëdhëniet me Britaninë e Madhe dhe me BE do të njohin një dimension të ri në funksion të zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, si çështje prioritare në politikën e jashtme do jenë edhe interesat shqiptare në rajon si mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, mbështetjen e faktorëve politikë shqiptarë si dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës e identitetit shqiptar përmes ngritjes së Institutit të Gjuhës e Kulturës Shqiptare.

”Ne i konsiderojmë marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si thelbësore. Konsolidimi i mëtejshëm dhe zgjerimi në të gjitha fushat i marrëdhënieve të ngushta me aleatin më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vijojë të përbëjë një përparësi kryesore të politikës sonë të jashtme. Ashtu siç hoqëm vizat në zonën Shengen, angazhohemi për heqjen e Vizave me SHBA brenda mandatit të parë qeverisës. Marrëdhëniet me Britaninë e Madhe dhe vendet anëtare të BE do të njohin një dimension të ri në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. Ashtu si anëtarësimi në NATO, ne vlerësojmë se Integrimi Evropian është një prioritet kombëtar. Integrimi Evropian sot është jo vetëm një çështje standardesh modernizuese të shtetit, por dhe një çështje sigurie në mbrojtje të hapësirës së vlerave të botës demokratike ku duam të bëjmë pjesë. Ne do të mbështesim të gjitha nismat rajonale që synojnë integrimin euroatlantik të rajonit, si dhe do të mbështesim totalisht e pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit, duke dekurajuar çdo format tjetër me destinacion të paqartë dhe që rrezikon të devijojë nga parimet e integrimit në BE”,-thotë Basha.

Basha thotë se Partia Demokratike ka si çështje prioritare në politikën e saj të jashtme interesat shqiptare në rajon. ”Mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe konsolidimi i shtetit demokratik në Kosovë është një prioritet përcaktues në politikën tonë të jashtme, në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajon e më gjerë. Ne do të mbështesim konsolidimin e faktorëve politikë shqiptar dhe do të nxisim fuqizimin e përfaqësimit institucional të këtyre faktorëve në vendet fqinje. Do të bëjmë gjithçka në mbështetje të ruajtjes së gjuhës, kulturës e identitetit shqiptar përmes ngritjes së Institutit të Gjuhës e Kulturës Shqiptare, me një rrjet filialesh në vendet ku jetojnë e punojnë shqiptarët në botë”.

Basha Politika e jashtme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.