Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi morën pjesë në një aktivitet të organizuar në Tiranë. Në qendër të aktivitetit është Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i cili prej 9 vitesh ofron mundësi për të rinjtë të fitojnë eksperiencë pune duke bashkëpunuar me profesionistë të karrierës në administratën publike.
“1300 të rinjë kanë përfituar çdo vit nga programi Kombëtar i Praktikave të Punës, ndërsa 500 prej tyre janë bërë pjesë e administratës publike”, tha në çelje të fjalës së saj Ministrja Bora Muzhaqi.
Nga ana tjetër, ajo shtoi se janë rreth 1200 pozicione që lançohen çdo vit. “Programi nuk kërkon eksperiencë të mëparshme dhe as të jesh ekselencë, edhe pse është një plus i madh të qenit ekselent”, tha Muzhaqi.
“Ky program është një trampolinë për të marrë eksperiencë të nevojshme, qoftë për të punuar në administratë, qoftë për të vijuar karrierën tuaj në privat, duke mos u përballur me shprehjen “nuk ke eksperiencë””, tha Muzhaqi më tej.