Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projekt i ri për dy segmentet e mbetura të Unazës së Madhe në Tiranë

18:59 / August 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unaza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për të kontraktuar kompaninë e cila do të ribëjë dhe njëherë projektin për dy segmentet e mbetura të Unazës së Madhe të kryeqytetit: Unazës Lindore e cila lidh zonën e Shkozës dhe të Dajtit me Kodrën e Priftit dhe vazhdimit të pjesës së unazës nga rrethrrotullimi Shqiponja te Lumi i Tiranës dhe Bulevardi i Ri.

Këto janë dy akset e fundit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, për të cilat nuk ka nisur ende puna, por që përfundimi i tyre eleminon pjesën më të madhe të trafikut në kryeqytet.

Nevoja për rishikimin e projektit lindi pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor “Tirana në vitin 2030”, i cili krijon hapësira të gjelbra dhe rikoncepton zhvillimin e kryeqytetit, duke përfshirë edhe futjen e sistemit të pagesës për të hyrë në zonat e qendrës së kryqytetit.

“Projekti i Boerit ridefinon mobilitetin urban – futjen me pagesë në zonat qëndrore, promovimin ose ndarjen e makinave, favorizon një sistem “autobusë përkushtuar linjave” duke promovuar një përmirësim të lidhjeve me pjesën e jashtme të qytetit”.

Ndryshimi i dy projekteve do t’i kushtojë buxhetit një vlerë prej afro 500 mijë Euro, ku në bazë të njoftimit të kontratës, studimi dhe projektimi i parë që do të përfundojë është ai për Unazën Lindore që do të marrë 1 vit kohë dhe pas dy vjetësh do të përfudojë projekti i Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri.

Nëse procesi do të financohet menjëherë nga buxheti i shtetit, Unaza e Madhe e kryeqytetit do të përfudojë tërësisht pas 4 vjetësh.

unaza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.