Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Projektbuxheti 8 mld euro/ Parlamenti nis sot seancën maratonë

08:45 / November 18, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
parlament nis me peplasje
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Parlamenti pritet të nisë sot diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025, ndërsa opozita do të jetë pjesë e diskutimeve, por jo e miratimit, që pritet të jetë të martën vonë.

Në ditën e miratimit, konkretisht të martën, opozita do të protestojë me qytetarët kundër buxhetit prej 8 miliardë eurosh. Por në momentin kur buxheti do të miratohet nen për nen, opozita do të depozitojë disa amendamente, që u vijnë në ndihmë qytetarëve. Lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

Opozita nuk e ka bojkotuar në debate në Komisione, ndryshe nga disa vite më parë. Ky buxhet i cili vazhdon tendencën rritëse nga viti në vit, është më i madhi ndonjëherë e do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht. Nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.

Në tërësi, ky buxhet nuk karakterizohet nga shtimi i financimit për mbrojtjen sociale apo ndihmesën e shtresave në nevojë. Por paketa garanton vijimin e përfitimeve të deritanishme për kategoritë më të varfra. Sa u takon investimeve, buxheti 2025 u dedikohet më shumë projekteve që janë në ndërtim e sipër, si rruga Tiranë-Durrës, Elbasan-Qafë Thanë, apo Ndroq-Plepa. Do të financohen koncesionet që janë aktive dhe do të përballohet borxhi publik. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi dje në lidhje me buxhetin që po diskutohet në Kuvend, duke e vënë theksin te çështja e pensioneve. Deputeti demokrat argumentoi se, edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Kjo shifër sipas tij, i rendit pensionistët shqiptarë me pensionet më të ulëta në rajon, në rastin më të mirë më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi, Serbi apo Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në rajon. Pensionistët shqiptarë përfitojnë në rastin më të mirë pagesa më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi, Serbi, apo Maqedoninë e Veriut. Edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Ndërkohë që rritja e çmimeve të shportës ndodh me ritme të shpejta, kjo nuk ka ndodhur në këto vite me masën e pensionit. Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, ndërkohë që inflacioni është rreth 34%. Për pasojë, pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës”, – deklaroi kreu i grupit të PDsë. Sipas Bardhit, qeveria “Rama” ka para të paguajë për inceneratorët, por jo për rritjen e pensioneve.

“Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar inceneratorët që nuk ekzistojnë, rrugë me kosto disafish më të lartë se vlera reale, apo për kontrata koncesionare në shëndetësi për shërbime shëndetësore që qytetarët nuk i përfitojnë. Ndërkohë për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që t’i garantonte një pension dinjitoz, një rritje reale dhe të ndjeshme për të përballuar kostot e shtuara të jetesës”, – theksoi Gazmend Bardhi./Gazeta Panorama

buxhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Arlind Qori: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia. Rinumërimi të bëhet nga njerëz apolitikë

22:01 / June 12, 2025

Sula: PD po kacafyt kandidatët në listat e hapura për rezultatet e 11 majit, për të bërë pis fitoren e tyre

21:43 / June 12, 2025

Balluku takime në Patos dhe Roskovec: Bashkë me deputetët në turin e falënderimeve. Mirënjohje

20:49 / June 12, 2025

Liderët samit për Ballkanin, zbardhet letra e presidentit të Këshillit Europian

20:39 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.