Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projekti hekurudhor që rikonfirmon dhe Elbasanin si nyje të Europës, deputetja Mila: Po ndërtojmë një korridor ekonomik

21:15 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mila 800 0 1764876836xwhatsapp image 2025 12 04 at 75746 pm 483
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Korridori i VIII është një nga projektet strategjike të qeverisë shqiptare, i cili do ta lidhë vendin tonë me Italinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe tregun e përbashkët evropian. Teksa Kuvendi pritet të miratojë këtë marrëveshje të rëndësishme, që i hap rrugën ndërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, deputetja e Elbasanit Sara Mila, në cilësinë e anëtares së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe si relatore e projektligjit, theksoi se pas miratimit të segmentit Durrës- Rrogozhinë, radhën e ka zhvillimi i fazës së dytë që përfshin edhe Elbasanin.

“Sa herë flasim për Korridorin VIII, në mënyrë të natyrshme flasim edhe për Elbasanin tim. Për qytetin që historikisht ka qenë nyja më e rëndësishme industriale e këtij vendi. Për njerëzit e mi që kanë pritur prej dekadash që Shqipëria të ketë një vizion të qartë zhvillimi, të lidhur, të qëndrueshëm, europian. Segmenti që miratojmë sot , Durrës-Rrogozhinë është hapi i parë, parakushti që nesër të flasim për fazën tjetër: Durrës-Rrogozhinë-Elbasan-Pogradec, pra gjithë boshtin që e fut Shqipërinë, realisht e jo me fjalë, në rrjetin e përbashkët të BE-së”, tha ajo.

Më tej Mila theksoi se mbështeja për këto projekte, është garancia se BE beson tek Shqipëria dhe tek integrimi i saj. “Ne nuk po ndërtojmë thjesht një linjë treni. Ne po ndërtojmë një korridor ekonomik, një korridor pune dhe mundësish, që do të ndikojë te biznesi, turizmi, eksportet, te qytetarët që udhëtojnë çdo ditë për punë. Për këtë arsye, sidomos si deputete e zonës së Elbasanit, më lejoni të them: Ky projekt është një urë që po çon Shqipërinë në Europë dhe rikonfirmon Elbasanin si nyje tashmë të Europës. Dhe sa më afër të jemi me Europën, aq më shumë mundësi do të ketë rinia jonë, ekonomia jonë dhe komunitetet tona rurale e urbane“, tha ajo.

elbasanin europes hekurudhor mila projekti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.