Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Projekti i dhëndrit të Donald Trump, Grenell: Është një investim i mrekullueshëm, isha entuziast që e binda Jared-in

21:36 / March 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grenell
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadori Richard Grenell, një nga personat që është përfolur që do të organizojë një investim 1 miliard dollarësh në Sazan dhe Zvërnec, ka treguar në mënyrë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, për investimin që ai dhe Jared Kushner, dhëndërri i Donald Trump, pretendojnë të bëjnë në Shqipëri.

Pjesë nga intervista

Richard Grenell: Përshëndetje Çim, miku im, si jeni?

Çim Peka: Të falënderoj shumë për këtë gatishmëri. E vetmja gjë që do të donim ishte që ky lajm për investim miliardësh, do të ishte mirë që ky lajm të merrej vesh nga mediat në Shqipëri dhe jo nga mediat e huaja. Pse zgjodhët Bloomberg për ta bërë publik dhe jo median shqiptare.

Richard Grenell: Kjo është një pyetje me vend. Ne jemi një kompani amerikane dhe përpiqemi të investojmë kudo në botë, aktualisht në Ballkan. Kemi një projekt në Shqipëri dhe një në Serbi, kushti i jemi drejtuar Bloomberg News, sepse ai vëzhgon transaksionet e bznesit, kupton tregun e pronave të paluajtshme.

Ky është investim i sektorit privat, dhe nuk ka asgjë politike. Di që shumë media po përfshijnë elementin politik në raportimet e tyre. As Jared dhe unë nuk jemi pjesë e qeverisë dhe po punojmë me investime private. Sikurse e dini, unë kam pasur gjithnjë besim në rajonin e Ballkanit dhe nuk e kam kuptuar se përse investitorët e sektorit privat nuk po investojnë në mbarë rajonin e Ballkanit.

Është një investim i mrekullueshëm, unë i dua njerëzit, ushqimin, kulturën. Megjithatë ekziston perceptimi i konflikteve që i zmbraps investitorët. Por sa më shumë që e njeh situatën, e kupton se është një investim shumë i mirë.

Mendoj se investimi ynë do të nxitë më shumë njerëz drejt eksplorimit të Ballkanit. Projekti që po zhvillojmë është fenomenal. Sikurse e dini, unë kam kaluar shumë sezone verore në bregdetin shqiptar dhe më duket i mrekullueshëm, më mirë se Greqia dhe se çdo vend tjetër ku shkojnë amerikanët.

Prandaj ne jemi shumë entuziastë të investojmë në një zonëtë një rajoni që e duam. Me thënë të drejtën, nuk e kuptoj se përse nuk po investohet në Ballkan. Mendoj që njerëzit kanë nguruar duke mos e konsideruar si një investim të mirë për shkak të konfliktit të perceptuar, por, ngaqë unë e njoh shumë mirë rajonin, dua të them se nuk kam parë kurrë probleme, po vetëm mundësi.

Pas artikullit të Bloomberg dhe Nju Jork Times nuk po na pushon telefoni. Janë shumë investitorë që duan të përfshihen, që duan të dinë më shumë. Mendoj se për Shqipëri do të vijë një valë investimesh prej sektorit privat. Jam më se i kënaqur me këtë investim.

Çim Peka: Ambasador fillimisht do të ju pyes, Richard Grenell si biznesmen dhe në fund disa pyetje politike. Ju thatë pak më parë, kompania jonë. Unë dhe Jared nuk kemi funksione politike, jemi në biznes privat. Çfarë është kompania juaj.

Richard Grenell: Po i referohem sektorit privat. Isha shumë entuziast të bindja Jared-in dhe Affinity-in të konsideronte projektin dhe të investonte në të. Si pjesë e punës sime në sektorin privat është afrimi i investitorëve dhe mbi të gjitha kam për zemër rajonin e Ballkanit.

grenell investimi jared
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.