Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Projekti i Portit të Durrësit, Ulsi Manja: Të gjithë do përfitojmë, ndoshta ndonjëri në krahun tjetër ka merak që ka mbetur pa pjesë

21:50 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ulsi Manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja thumboi opozitën në lidhje me projektin e Portit të Durrësit duke thënë se ndonjëri në krahun tjetër të parlamentit ka ndonjë merak që ka mbetur pa pjesë në këtë investim. Ai tha se kur të përfundojë i gjithë projekti të gjithë do të kenë pjesë në portin e Durrësit, pasi sipas tij ata që përfitojnë janë qytetarët shqiptarë.

“Flitet për pjesë këtu. Ndoshta ndonjëri në këtë krahun ka ndonjë merak që ka mbetur pa pjesë. Por më besoni kur të realizohet ky investim strategjik në Durrës pjesë do kemi të gjithë. Sepse ata që përfitojnë janë qytetarët shqiptarë. Jemi edhe ne. Do kemi edhe ne pjesë atje kur të zhvillohet Durrësi. Halli juaj është politikë.

 E thatë këtu se ky investim duhet ndaluar se i jep mandatin e katërt Edi Ramës. Nuk t’i vjedhim zgjedhjet i nderuar koleg. Partinë Socialiste e votojnë qytetarët shqiptarë sepse kanë sy njerëzit, nuk janë qorra. Halli i këtyre është vetëm politikë. Këta kanë hall se do hapen 12 mijë vende pune dhe këta e shohin me dylbi pushtetin”, deklaroi Manja.

Ai u shpreh se procedurat për projektin e Portit të Durrësit, rregullohen nga ligji për investimet strategjike.

“Thuhet që marrëveshja shkel MSA dhe marrëveshjen që kemi me Bashkimin Europian. Nuk ka asnjë shkelje të MSA-së. Thotë janë të papranueshme marrëveshjet që shtrembërojnë konkurrencën e lirë në treg. Jemi në procedurë të një investimi strategjik që rregullohen nga ligji për investimet strategjike. Kur shteti zbaton ligjet e veta nuk ka cënim të parimit të barazisë dhe konkurrencës së lirë në treg. Asnjë akt i BE nuk e ndalon krijimin e një shoqërie të posaçme”, u shpreh Manja.

porti i durresit projekti ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.