Këtë të hënë po bëhet prezantimi i projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, dhe nga kryeministri Edi Rama. Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1500 vende të reja pune. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.
“Prezantimi i Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve, aeroporteve, infrastrukturës tokësore e nëntokësore, energjitike, minerare, industriale, si edhe zhvillimeve urbane e rurale. Një vepër me rëndësi kombëtare në funksion të tregut të përbashkët rajonal, projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit, integron hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023″,-shkruan Rama.
