Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Projekti i Sulës: Krizën në PD e zgjidh Berisha, duke ikur

18:26 / August 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashnor Sula 640x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashnor Sula sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD-së. Për të demokratët duhet të zgjidhin krizën, ku propozon mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar pajtimi dhe ristrukturim të plotë nga baza deri në kupolën drejtuese. Ish-deputeti thekson se Berisha nuk duhet të largohet, por të jetë mbikëqyrësi i të gjithë procesit.

Një krizë të vazhdueshme që ka nisur me largimin nga pushteti në vitin 2013, e konsideron situatën në të cilën ndodhet PD. Në një intervistë në ”A2cnn”, Sula pohon se demokratët janë në udhëkryq, por sipas tij ka ende mundësi për t’u ringritur. Zgjidhja duhet të vijë nga kryetari Sali Berisha.

”Kam kërkuar të dorëhiqet zoti Berisha, por duhet të shtyhet në një kohë të dytë. I vetmi njeri që mund të mbaj situatën siç është PD, që të mos bëhet copa-copa është zoti Berisha”, u shpreh Sula. Deputeti i mbetur jashtë Kuvendit të ri, pohon se nuk është mjeku më i mirë politik për të shëruar plagët e PD, por sërish është i mendimit se kriza zgjidhet vetëm nëse nis ristrukturimi nga baza deri në kupolën drejtuese.

”Seksion, grupseksion, degët e më pas zgjedhje në degët e PD, te sekretariati e te nënkryetarët. Këtë proces duhet ta ndjek dhe udhëheq Sali Berisha, me një grup pune që nuk ka lidhje, nuk duhet të kenë lidhje me grupin humbës duke nisur me drejtuesit e qarqeve, apo Sekretari i Përgjithshëm e poshtë”, theksoi Sula.

Kush mund të jenë drejtuesit e këtij grupi pune? ”Duhet të jenë figura të pastra, dhe madje unë e gjej zgjidhje te ato figura që ishin te lista e hapura, por kandidatët e nominuar te lista e hapur që u provuan që qytetarët u japin besimin”. Një tjetër aspekt i krizës sipas tij është edhe mbivendosja e funksioneve parlamentare dhe atyre partiake, ndaj është i idesë që të gjithë deputetët të mos kenë më asnjë funksion në parti.

”Pra duhet të shkëputen funksionet parlamentare, pra nuk duhet të jenë edhe deputetë edhe me funksione në parti. Harrohet baza, nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u marrë me bazën”. Ristrukturimi i plotë i partisë për Sulën nuk është i mjaftueshëm, por thotë se një zgjidhje më e plotë do të ishte dhe mbledhja e Kuvendit kombëtar, për të bashkuar edhe ata që janë larguar në vitet e fundit.

dashnor sula PD Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.