Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projekti i urës mbi Bunë, Rama i rrëfen Abazoviçit nostalgjinë e gjyshes

19:25 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d83632a0 0319 404e b197 373a7c1a2fe9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, shqiptari Dritan Abazoviç, prezantuan këtë të mërkurë projektin e urës mbi lumin Bunë që do të lidhë zonën e Velipojës me Ulqinin.

Abazoviç gjatë fjalës së tij, kërkoi që ura të projektohej me një lartësi të mjaftueshme për të lejuar kalimin e varkave dhe jahteve.

Kjo bëri që kryeministri Rama dhe të rrëfente nostalgjinë e gjyshes së tij për transportin me varka të vogla mbi Bunë rreth 70-vjet më parë.

Pjesë nga biseda:

Abzaviç: Shpresojmë që një ditë lumi Bunë do të hapet për anijet dhe jahtet, për të shkuar siç qe 70 vite më parë. Do të jetë e përkryer dhe do të na japë një vizion të ri për përdorimin e Liqenit të Shkodrës. Por lartësia për kalimin e këtyre anijeve duhet të mendohet që tani pa u ndërtuar.

Rama: Ky është një nga elementët e marrë në konsideratë dhe ura do të jetë e gatshme të lejojë lundrimin e anijeve të të gjitha përmasave. Së paku le të arrijmë atë fazën e 70 viteve përpara, ku gjyshja ime që jetonte asokohe në Shkodër, i kujtonte ato anije dhe ishte aq nostalgjike për atë kohë.

Po të shohësh fotot e Marubit sheh vende kaq të bukura me varka të vogla dhe së paku të arrijmë aty dhe anijet më të mëdha do të vijnë me kohën. Jemi këtu për të ndërtuar urën. Le të ndërtojmë urën.

cf0df66e 47fc 4d1a 81dd 456ef520d427
ddb85f7e 6bf5 4754 bee7 4caed7085ada

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

85 votat e socialistëve për ‘Territorialen’, Manja-opozitës: Mund të bëjmë edhe 90, por s’na duhen!

23:06 / October 9, 2026

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

22:42 / October 9, 2026

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.