Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Projekti për urën e Bardhaj, publikohet pas vitesh pritjeje, reagon gazetari Ermal Qori

22:39 / May 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
projekt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas shumë reagimesh dhe shqetësimesh të ngritura ndër vite nga banorët e zonës, është publikuar projekti për ndërtimin e urës në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Lumas, Bashkia Kuçovë.

Bëhet fjalë për një nga problematikat më të vjetra të komunitetit, ku mungesa e urës ka rrezikuar vazhdimisht jetën e banorëve, sidomos gjatë periudhave me reshje dhe prurje të larta të lumit. Qarkullimi i banorëve, mjeteve dhe nxënësve ka qenë për vite me radhë një sfidë e përditshme.

Lidhur me publikimin e projektit ka reaguar edhe gazetari Ermal Qori, i cili shprehet se ky hap duhet të shoqërohet me seriozitet dhe realizim të shpejtë, jo të mbetet vetëm një premtim elektoral.

“Uroj që ky njoftim të jetë serioz dhe i shpejtë, jo për arsye elektorale, që nis sot dhe nuk dihet kur përfundon”, shprehet ai.
Sipas tij, kërkesa për ndërtimin e urës ka qenë e vazhdueshme nga banorët, por për shumë vite nuk është marrë në konsideratë nga institucionet përgjegjëse.
Ai ngre gjithashtu shqetësimin se afërsia me zgjedhjet mund ta kthejë këtë investim në një lëvizje politike, ndërkohë që zona përballet me shumë problematika të tjera infrastrukturore dhe sociale.
“Vlerësimi do të jetë kur të realizohet siç prezantohet dhe vëzhgimi im do të jetë në çdo kohë për ata banorë dhe atë zonë në të cilën kam edhe unë prejardhjen”, përfundon reagimi i tij.

Banorët e Bardhaj shpresojnë që projekti të mos mbetet vetëm në letër, por të finalizohet sa më shpejt, duke i dhënë fund një problemi që prej vitesh ka izoluar dhe rrezikuar komunitetin.

image 29

bardhaj ermal qori kucova projekti ura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.