Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projekti që lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi: Aksi Shirokë–Zogaj gati në maj

10:53 / April 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1087
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, kanë inspektuar këtë të hënë, më 13 prill, punimet në segmentin rrugor Shirokë–Zogaj.

Ky projekt, i financuar nga BERZH dhe në fazë përfundimtare, synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të shërbejë si një lidhje e rëndësishme mes zonave turistike të Shirokës dhe Shkodrës me Malin e Zi.

Rruga e re pritet të rrisë ofertën turistike të zonës, veçanërisht në drejtim të turizmit liqenor, duke lehtësuar lëvizjen e vizitorëve dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal.

Gjatë inspektimit, zv.kryeministrja Koçiu u shpreh se ky segment do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe transportit të mallrave, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet ndërkufitare dhe aksesin në zonat turistike.

“Në fakt është një punë shumë e mirë. Në këtë segment rrugor, 6.5 kilometra, nga Shiroka në fshatin Zogaj, në pikëkufitare me Malin e Zi. Është një segment rrugor i cili do të lehtësojë shumë lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve, por edhe të mallrave. Megjithatë unë mendoj që vlerë e shtuar e këtij investimi është fakti që oferta turistike bëhet më atraktive dhe më e dobishme në funksion të sezonit turistik, të zhvillimit të qytetit të Shkodrës, duke vlerësuar dhe faktin që jemi duke punuar me Malin e zi, aktualisht kemi një marrëveshje në fuqi për të vendosur edhe një pikë kufitare të përbashkët të lëvizjes, pra një one stop shop, ku shërbimet kufitare merren në të njëjtën pikë”, tha Koçiu.

Pasi vlerësoi edhe për projektin “Porta e Alpeve”, Koçiu shtoi se “porta hyrëse është këtu në Shkodër” me një projekt investimi prej 100 milionë eurosh, që sipas saj do të sjellë zhvillim të turizmit jo vetëm të Shkodrës, por edhe të të gjithë vendit.

Gjatë inspektimit, u konfirmua se nga mesi i muajit maj (pra edhe në nisje të sezoni turistik) pritet që ky aks të ketë përfunduar.

karakaçi Koçiu mali i zi projekti Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.