Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projektligji i ri / Nga bisedat në vende publike tek telefoni dhe mjetet e transportit, Policia përgjime dhe survejime pa lejen e prokurorisë

20:00 / May 21, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pergjime 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionet e Kuvendit kanë nisur sot shqyrtimin e nismës ligjore të qeverisë për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit. Nisma ligjore ndryshon nenin 131 të ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë përgjimin dhe survejimin pa vendim të prokurorit. Konkretisht, gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, policia do të përgjojë bisedat e personave të dyshuar në ambiente publike si dhe në mjete të transportit publik; bisedat telefonike, do mbikëqyrë në mënyrë të fshehtë personat e dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale si dhe do përdorë pajisje teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes së personave. Të gjitha këto veprime policia do t’i bëjë për herë të parë pa i marrë leje prokurorisë. Afati i përdorimit të këtyre masave të veçanta, nuk mund t’i kalojë 6 muaj. Neni 31 i ligjit në fuqi për Policinë e Shtetit, parashikon që për të gjitha këto veprime policia duhet të marrë autorizimin nga prokurori. Ky kusht nuk është vendosur rastësisht, por për të mbyllur hapësirat për abuzim të mundshëm apo përdorim politik të policisë, për të përgjuar dhe shantazhuar persona të ndryshëm, me justifikimin e planifikimit për të kryer ndonjë krim. Kjo është arsye sepse gjatë shqyrtimit të kësaj nisma, disa deputetë kanë dhënë alarmin për mundësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

433d631b 5052 4a1b 9b1e 4a3cf45b6a8f

Neni 131 i ligjit për policinë është: 

Masa të veçanta
1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi, punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, kërkon
autorizimin nga prokurori për të marrë masat e mëposhtme:

a) përgjimin e fshehtë ambiental dhe procedural të bisedave të personave në vende publike ose në mjete transporti;

b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të personave, në përputhje me legjislacionin përkatës;

c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në përputhje me legjisla-cionin përkatës.

2. Përdorimi i masave të veçanta, sipas pikës 1, të këtij neni, lejohet për aq kohë sa ekzistojnë arsyet ose rrethanat që kanë bërë të nevojshëm autorizimin e tyre për përdorim veçmas ose të kombinuar dhe zgjat sipas afateve të vendosura në legjislacionin përkatës.

3. Kur referimi i veprës penale, për të cilën janë përdorur masat e veçanta, nuk bëhet brenda gjashtë muajve pas përfundimit të përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në këtë nen, i gjithë informacioni i mbledhur si rezultat i përdorimit të këtyre masave asgjësohet, sipas rregullave të përcaktuara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

4. Kur në vende të veçanta kryhen në mënyrë të përsëritur përgjime ambientale procedurale, me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, strukturat e policisë ndërtojnë impiante stacionare të përgjimit ambiental.

5. Rregullat teknike për realizimin e vendimit të përgjimit ambiental procedural dhe parandalues, si dhe për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impianteve stacionare të përgjimit ambiental përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Neni 131 i ligjit për policinë bëhet  
Masa të veçanta
1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:
a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;
b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes;

c) Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë;

ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

2. Përdorimi i masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij neni, bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore.

3. Afati i përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, nuk mund t’i kalojë 3 (tre) muaj. Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informative-gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 (një) herë me 3 (tre) muaj të tjerë.

4. Rregullat dhe procedurat që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a” e “b”, të pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

5. Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mund të kontrollojnë, në çdo kohë, zbatimin e rregullave dhe të procedurave të parashikuara në udhëzimin e përbashkët të përcaktuar në pikën 4, të këtij neni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.