Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Projektligji i Trump, CBO: Do rrisë deficitin me 2.4 trilionë dollarë

22:08 / June 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i quajtur “Një faturë e madhe dhe e bukur”, do të ketë pasoja në ekonominë amerikane.

Sipas Zyrës së Pavarur të Buxhetit të Kongresit (CBO), ky projektligj do të ulë taksat me 3.75 trilionë dollarë, por nga ana tjetër do të rrisë deficitin me 2.4 trilionë dollarë. Një rritje e tillë pritet të vijë përgjatë dekadës së ardhshme, raporton CNN.

CBO, vlerëson se përveç këtyre si më sipër, do të ketë një rritje prej 10.9 milionë njerëz që nuk do të mund të përfitojnë sigurim shëndetësor. në numër përfshihen dhe 1.4 milionë që janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa status ligjor në programet e financuara nga shteti.

Kundër këtij projektligji të Trump, është miliarderi Elon Musk. Ky i fundit është shprehur se është një “neveri” ky projektligj dhe se ata që e kanë votuar duhet të ndihen të turpëruar.

“Më vjen keq, por nuk mund të duroj më. Ky projektligj skandaloz dhe me shpenzime të panevojshme të Kongresit, është një neveri e turpshme. Turp për ata që e votuan. Ju e dini që vepruat gabim”, ka shkruar Elon Musk në rrjetin social X.

Po kështu, Musk beson njësoj si CBO, që ky plan i Trump do të rrisë borxhin.

“Ky projektligj do ta rrisë në mënyrë të konsiderueshme deficitin buxhetor dhe do të rëndojë qytetarët amerikanë me një borxh të papërballueshëm”, shtoi miliarderi.

Me këtë projektligj, Donald Trump synon që të lehtësojë tatimet dhe do të ketë shkurtime të shpenzimeve për qeverinë.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë kritikat e tij, duke thënë se Presidenti e di mendimin e Musk, megjithatë puna për ta kthyer në ligj do të vijojë.

Senati, i cili gjithashtu kontrollohet nga republikanët e Trump, synon ta miratojë projektligjin brenda muajit të ardhshëm, edhe pse priten ndryshime në versionin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

2.4 trilion cbo deficitin Projektligji rrise trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet në Greqi, gjashtë viktima dhe dhjetëra të infektuar

14:35 / August 6, 2026

OKB ngre alarmin: El Niño mund të shtyjë edhe 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

12:40 / August 6, 2026

Mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës/Kurti kërkon më shumë kohë për konsultime, nuk propozon kandidat për kryetar të Kuvendit

12:14 / August 6, 2026

Hagë: Më 10 shtator nisin deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve për pengim të drejtësisë

12:07 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.