Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projektligji për ‘Regjistrin Kombëtar për Krimet Seksuale’, mesazhi i Xhixhos

22:44 / July 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erisa xhixho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas diskutimeve të fundit në Komisionin e Ligjeve dhe pas një periudhe shtyerje disa mujore do të diskutohet përsëri projektligji i propozuar për “Regjistrin Kombëtar për Krimet Seksuale” nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho. 
Xhixho fton qytetarët, prindërit në veçanti dhe median ta ndjekin këtë proçes i cili do të transmetohet në orën 10:30, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe në orën 11:00, në Komisionin për Punët, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Deputetja ka thënë se do të paraqesë në komision qëndrimin e saj për draftin e propozuar nga Parlamenti, vlerësimet dhe oponencën. 

“Nesër shqyrtohet pr.ligji i propozuar nga ne për “Regjistrin Kombëtar për Krimet Seksuale” 
 Në orën 10:30, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
 Në orën 11:00, në Komisionin për Punët, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. 
Qëdrimin tim për draftin e propozuar nga Parlamenti: vlerësimet dhe oponencën do t’i paraqes nesër në komision. 
Ftoj qytetarët, prindërit në veçanti dhe median ta ndjekin këtë proçes me shumë rëndësi për sigurinë e fëmijëve tanë.”, ka shkruar Xhixho në një postim në Facebook.

Ky projektligj është dorëzuar më 8 nëntor të vitit të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe është përgatitur nga Erisa Xhixho dhe CRCA/ECPAT. Sipas CRCA/ECPAT  qëllim i tij është të parandalojë krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit të lëvizjeve të personave të dënuar apo të vetë-regjistruar si pedofilë.
Regjistri kombëtar i të dunuarve të krimeve seksuale në Shqipëri, do t’i shërbejë institucioneve publike dhe atyre private, që punojnë me dhe për fëmijët, për të eliminuar punësimin e pedofilëve në mjedise ku ka fëmijë, ndërsa vetë ligji ka një karakter të fortë social dhe parandalues. 
Kujtojmë se Xhixho ka reaguar dhe më parë duke thënë se miratimi i projekt-ligjit po vonohet. Sipas deputetes shqiptare, puna nuk mbaron me miratimin e ligjit. Ajo ka theksuar se pas miratimit, do të fillojë monitorimi i zbatimit të tij dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar.

erisa xhixho Projektligji regjistri kombetar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama krah Melonit: Italia motra jonë e madhe, ne jemi të vetmit që flasim 100% italisht në qeveri

16:12 / November 13, 2025

Rama: Jemi i njëjti vend me Italinë, mjafton një komisar në BE

15:56 / November 13, 2025

Meloni: Shqipëria po sillet si vend europian. Rama: Shqiptarët sot marrin pensione për punën e bërë në Itali

15:41 / November 13, 2025

Ministri Demo: Buxheti i 2026 për bashkitë është 27,8 miliardë lekë, rritje pagash dhe digjitalizim

15:23 / November 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.