Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Projektligji për rikthimin e basteve, deputetja Tabaku: Qeveria pranoi dështimin e kontrollit të territorit

10:28 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se projektligji për rikthimin e lojërave të fatit, qeveria ”Rama 3” pranoi dështimin e kontrollit të territorit dhe menaxhimin nga grupet kriminale të këtij sektori që fatkeqësisht ka dalë jashtë kontrolli Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shtoi se qeveria e ka të pamundur që të kontrollojë pastrimin e parave dhe uljen e burimeve informale të parave në këtë sektor

Postimi i plotë

Duket se marrëzia me lojërat e fatit nuk ka fund. Në gjykimin tim personal, lojërat e fatit si në të zezë, si në të bardhë përsëri lojëra fati mbeten. Por, me prezantimin e këtij projektligji Qeveria pranoi dështimin e kontrollit të territorit dhe menaxhimin nga grupet kriminale të këtij sektori që fatkeqësisht ka dalë jashtë kontrolli. Ky ligj nuk ka për ta sjellë në kontroll! Pse?

Së pari, ligji prezanton po të njëjtën mënyrë të menaxhimit por nga ana tjetër e përqëndron atë në pak duar. E ka të pamundur që të kontrollojë pastrimin e parave dhe uljen e burimeve informale të parave në këtë sektor. Që nga dhënia e licencave të kompanive deri tek kriteret e tjera, tek mënyra e përzgjedhjes, kanë treguar që në sektorë të tjerë kanë dështuar dhe këtë tendencë do ketë dhe këtu.

Së dyti, diskutimet e ditëve të fundit nuk janë fare parimore, lidhen thjesht me fitimin. Prezantimi i basteve tek sporti për mua është i dëmshëm. Për më tepër diskutimi i uljes së moshës nga 18 në 16 vjeç për të vendosur këto baste sportive tek loja për ti vendosur këto baste para syve të çdo fëmije.

Së treti, ky është sektor shumë i rrezikshëm, ky është një sektor që kohëve të fundit ka treguar paaftësinë e qeverisë për ta menaxhuar e kontrolluar atë. Për këtë arsye çdo iniciativë e tillë duhet të kishte një diskutim më të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës. Prezantimi i këtij ligji është thjesht një shembull tjetër i kapjes së shtetit, thjesht një ligj tjetër i porositur.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.